DentistryGlobal
Water Flosser Premium – DentistryGlobal
€29,90€39,90
Kurse 25%
100% Origjinal
24–48h Dërgesë
Pagesë në dorë
Dërgesë 2€ · FALAS për porosi mbi 20€
100%
Origjinal, i vulosur
24–48h
Dërgesë në Kosovë
Pagesë
Para në dorë
7 ditë
Kthim për produkt të pahapur
Shpesh blihet me
Përshkrimi
Furça pastron sipërfaqen. Water Flosser pastron aty ku furça nuk arrin.
Një rrymë e fokusuar uji arrin hapësirat mes dhëmbëve dhe përgjatë mishit të dhëmbëve – pikërisht zonat që furça e dhëmbëve vetëm i lë pas. Pa kabllo, kompakt dhe me karikim USB-C, Water Flosser i DentistryGlobal futet lehtë në rutinën tënde të përditshme, në shtëpi apo në udhëtim.
Pse ta zgjedhësh
- 3 modalitete me ekran – SOFT, STRONG dhe PULSE. Modaliteti që ke zgjedhur shfaqet në ekranin e integruar në dorezë.
- Pa kabllo gjatë përdorimit – pa bazë dhe pa prizë. Bateria 1500 mAh karikohet me kabllon USB-C që vjen në kuti.
- Rezervuar uji 300 ml – i hiqet lehtë për mbushje dhe pastrim.
- IPX7 – rezistent ndaj ujit – përdore pa merak mbi lavaman.
- 4 koka të ndërrueshme – standarde, me majë të hollë, me furçë të vogël dhe me unazë për gjuhën.
- Certifikime CE, FCC dhe RoHS – në paketim premium të DentistryGlobal.
Si përdoret
- 1. Mbushe rezervuarin me ujë të vakët.
- 2. Vendose kokën derisa të klikojë në vend.
- 3. Përkulu mbi lavaman, vendose kokën në gojë dhe pastaj ndize.
- 4. Kaloje kokën përgjatë mishit të dhëmbëve, duke ndalur pak mes çdo dhëmbi.
Lexo manualin para përdorimit të parë.
Çka ka në kuti
- 1 × Water Flosser DentistryGlobal
- 4 × koka të ndërrueshme
- 1 × kabllo karikimi USB-C
- 1 × manual përdorimi
Specifikimet
- Rezervuari: 300 ml
- Bateria: 1500 mAh, karikim USB-C
- Mbrojtja nga uji: IPX7
- Modalitetet: 3 (SOFT, STRONG, PULSE)
- Hyrja: 5 V DC · 5 W
- Tensioni i punës: 3.7 V DC
Porosit pa merak
- Postë falas në Kosovë – dërgesa arrin për 24–48 orë me postierin.
- Paguan në dorë – kur postieri ta sjell porosinë.
- Kthim brenda 7 ditëve për produkt të pahapur. Nëse pakoja arrin e dëmtuar, ta ndërrojmë.
Kujdesi: zbraze rezervuarin dhe lëre të thahet pas çdo përdorimi. Mbaje larg fëmijëve.
Water Flosser Premium – DentistryGlobal
€29,90